
01/04/2025
“DUA” nis rrugëtimin ndërkombëtar!
Pas suksesit të madh me “Hive”, Blerta Basholli rikthehet me filmin e saj të dytë të gjatë, “DUA”, i cili tashmë ka nisur të shënojë sukseset e para ndërkombëtare.
Ky projekt është një bashkëprodhim mes Ikonë Studio (Kosovë), Alva Film (Zvicër) dhe Kazak Productions (Francë), me producentë Valon Bajgora dhe Yll Uka, si dhe bashkëproducentë Britta Rindelaub, Thomas Reichlin dhe Amaury Ovise.
“DUA” sjell historinë e një adoleshenteje introverte që përballet me sfidat e një shoqërie në ndryshim, ndërsa është në kërkim të identitetit të saj. E vendosur në Kosovën e viteve ‘90, historia pasqyron realitetin e një gjenerate të rritur mes kufizimeve sociale dhe trysnisë politike, ku ëndrrat, shpresat dhe dëshirat për një jetë ndryshe përballen me një botë të pasigurt.
Filmi ka siguruar mbështetje nga disa prej institucioneve më prestigjioze filmike, duke përfshirë:
•Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK)
•ARTE France Cinéma
•CNC - Cinéma du Monde
•RTS - Radio Télévision Suisse
•OFC - Fondi Zviceran për Kinematografinë
•Cineforum - Fondation Romande pour le Cinéma
Filmi mendohet të fillon xhirimet në fund të Tetorit/Nëntorit të vitit 2025.