Mik Adventures

Mik Adventures MiK in my language means a good friend, and having a good friend of adventures is the most desired and needed one by everyone...

Jordani: 19-26 shtatorPo vazhdojmë me grupin tonë të 11-të në Jordani, në një destinacion tejet të veçantë që po ju pret...
04/08/2025

Jordani: 19-26 shtator

Po vazhdojmë me grupin tonë të 11-të në Jordani, në një destinacion tejet të veçantë që po ju pret ta ekploroni.

Çmimi: 1370€

Përfshihen:

-bileta vajtje ardhje Prishtinë- Amman- Prishtinë (me bagazh të madh, si dhe bagazh kabine)
-2 net akomodim në Amman
-2 net në Petra
-1 natë në Wadi Rum
-1 natë në Aqaba
-1 ditë qëndrim në Detin e Vdekur, me drekë të përfshirë
-të gjitha mëngjeset
-në Wadi Rum darka & dreka
-të gjitha transferet
-viza
-hyrjet në Petra, Wadi Rum, Jerash, Amman Citadel, amfiteatri Romak
-bileta ditore në resort në Aqaba
-guida vendase në Jerash dhe Petra
-shoqëruesi shqiptar

Të interesuarit për programin e plotë, ju lutem na kontaktoni.

❗️Numri i pjesmarrësve është i kufizuar.

🇯🇵 JAPONI, 23 Nëntor - 5 DhjetorPas kërkesave tuaja, e organizojmë edhe një grup për në Japoni për këtë vit.Vizitoni një...
14/07/2025

🇯🇵 JAPONI, 23 Nëntor - 5 Dhjetor

Pas kërkesave tuaja, e organizojmë edhe një grup për në Japoni për këtë vit.

Vizitoni një ndër destinacionet më të kërkuara për momentin.

Vizitoni vendin ku bashkëjetojnë aq bukur në të tashmen, e kaluara dhe futuristikja. Nga tempujt mijëravjeçarë, e lagjet plot monitora gjigandë; nga ndërtesat moderne e deri tek parqet e mahnitshme midis rrokaqiejve, Japonia ju jep ndjesi të ndryshme çdo ditë, ndonjëherë edhe brenda ditës...

Çmimi: 2455€

Në çmim përfshihen:

• Fluturimi vajtje ardhje (me nga 2 bagazhe 23kg, një bagazh kabine 8kg, dhe një çantë shpine).
Nisja dhe kthimi në Prishtinë
• Hotelet me mëngjese (akomodim në dhomë dyshe)
• Viza
• Shoqëruesi shqiptar
• Transporti nga aeroporti i Osaka-s për në hotel

Mund të na bashkohen persona edhe nga vende tjera të Evropës dhe më larg.

❗Personat që rezervojnë deri më datën 1 gusht, përfitojnë zbritje prej 100€ nga çmimi total!!

Të interesuarit mund të na kontaktojnë dhe ne ua dërgojmë programin e detajuar në e-mail.

Vizitoni një ndër vendet më ekzotike e shumëngjyrëshe në botë, TAJLANDËN.Nga kultura aziatike që të mirëpret sapo të zbr...
14/07/2025

Vizitoni një ndër vendet më ekzotike e shumëngjyrëshe në botë, TAJLANDËN.

Nga kultura aziatike që të mirëpret sapo të zbresësh këmbën, e deri tek historia interesante dhe e lashtë e vendit; nga ushqimet e pijet e veçanta, deri tek eventet më ekskluzive; nga plazhet e resortet e bukura e të qeta, deri tek ato me plot gjallëri e muzikë... Tajlanda është vend për të gjithë.

Çmimi: 1805€

Në çmim përfshihen:

-Fluturimi vajtje- ardhje
-6 net në Phuket, mëngjesi i përfshirë
-3 net në Bangkok, mëngjesi i përfshirë
Programi në Bangkok:
-1 ditë vizitë në në Damnoen Floating Market (pazari lundrues) dhe në Maeklong Train Market (pazari i trenit)
-1 ditë vizitë në Ayutthaya (Wat yai chai Mongkol, Wat maharat, Wat prasi sanphet, Wat Chaiwatthanaram). Dreka e përfshirë
-1 ditë vizitë tempujve të Bangkokut (Wat Po, Temple of Dawn, Grand Palace), Icon Siam, Chinatown
-guida lokale në Bangkok
-shoqëruesi shqiptar
-transferet aeroport-hotel-aeroport

Vëmendje: Personat që rezervojnë deri më datën 1 gusht përfitojnë 100€ zbritje nga çmimi total.

Vendet e kufizuara.

Të interesuarit të na kontaktojnë dhe ne ua dërgojmë programin në e-mail.

Brazil, 5-16 Tetor:4 net në Rio De Janeiro3 net në Iguazu Falls2 net në Sao PaoloÇmimi: 3055€Për rezervimet e bëra deri ...
11/07/2025

Brazil, 5-16 Tetor:

4 net në Rio De Janeiro
3 net në Iguazu Falls
2 net në Sao Paolo

Çmimi: 3055€

Për rezervimet e bëra deri me datën 21 Korrik, do ketë 100€ ulje nga çmimi total.

Në çmim përfshihen:

-Fluturimi vajtje ardhje (nisja dhe kthimi në Tiranë)
-të gjitha fjetjet me mëngjese (në Rio de Janeiro hotel me 5 yje, në Iguazu Falls dhe Sao Paolo hotelet janë me 4 yje)
-I gjithë transporti sipas programit
-3 orë Sunset Boat Party në Rio De Janeiro, me snacks dhe pije të përfshira
-Aventura në Iguazu Falls (Macau Safari)
-Aventura: Carnaval Experience
-Biletat për: Christ the redeemer, Sugar Loaf, Stadiumi Maracana,
-Bileta për në Parkun Nacional IGUAZU FALLS, Parkun e shpezëve, si dhe Digën Itaipu në Iguazu Falls
-guidat lokale në secilin qytet
-shoqëruesi shqiptar në të gjithë programin

Në çmim nuk përfshihet:

-Viza (pasaportat e Kosovës duhet të pajisen me vizë, ndërsa ato të Shqipërisë jo)
-Fluturimi Rio de Janeiro- Iguazu Falls
-Fluturimi Iguazu Falls- Sao Paolo

Të interesuarit për programin e plotë, ua nisim atë në e-mailat e juaja

Numri i pjesmarrësve është i kufizuar!

Mund të na bashkohen edhe ata që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe më gjerë.

🌆 São Paulo – Zemra moderne e Brazilit që nuk fle kurrë!São Paulo është qyteti më i madh në Amerikën Latine dhe motori e...
02/07/2025

🌆 São Paulo – Zemra moderne e Brazilit që nuk fle kurrë!

São Paulo është qyteti më i madh në Amerikën Latine dhe motori ekonomik i Brazilit – një metropol kozmopolit që të mbërthen me energjinë e tij. Këtu takohen kultura nga e gjithë bota, nga gastronomia e klasit botëror dhe arti bashkëkohor, te muzika, moda dhe jeta e natës që zgjat deri në agim.

Me lagje të larmishme si Vila Madalena, Paulista Avenue apo Liberdade – lagjja japoneze më e madhe jashtë Japonisë – São Paulo është një mozaik i gjallë për ata që duan të përjetojnë një Brazil më urban, modern dhe intensiv.

👉 Eja me ne dhe zbulo një anë tjetër të këtij vendi magjepsës!

5-15 Tetor

🌊 Iguazu Falls, – Fuqia e natyrës në formën më spektakolare!Në kufirin mes Brazilit dhe Argjentinës, fshihen mbi 270 ujë...
02/07/2025

🌊 Iguazu Falls, – Fuqia e natyrës në formën më spektakolare!

Në kufirin mes Brazilit dhe Argjentinës, fshihen mbi 270 ujëvara që krijojnë një nga mrekullitë natyrore më mahnitëse në botë – Iguazu Falls. Me një zhurmë që të dridh trupin dhe një pamje që të lë pa frymë, këto ujëvara janë më të mëdha se Niagara dhe më të gjera se Victoria!

"Garganta del Diablo" – Gryka e Djallit – është momenti kulmor që nuk harrohet kurrë. Përreth tyre shtrihet një xhungël tropikale me biodiversitet të jashtëzakonshëm, ku natyra të përqafon në çdo hap.

👉 Mos e humb mundësinë ta shohësh këtë mrekulli nga afër me grupin tonë!

Brazil, 5-15 Tetor

Rio de Janeiro – Magjia tropikale që nuk shuhet kurrë!Rio është një qytet që nuk kërkon prezantim, por të lë pa fjalë ku...
02/07/2025

Rio de Janeiro – Magjia tropikale që nuk shuhet kurrë!

Rio është një qytet që nuk kërkon prezantim, por të lë pa fjalë kur e përjeton.

Nga plazhet ikonike si Copacabana e Ipanema, e deri tek pamja madhështore nga Corcovado me statujën e Krishtit – një nga 7 mrekullitë e botës moderne – çdo kënd i Rio-s është një kartolinë. Ky qytet jeton me ritmin e sambës, feston jetën me karnavalin më të madh në botë dhe kombinon natyrën e egër me një kulturë të gjallë dhe mikpritëse. Jemi gati të udhëtojmë drejt një destinacioni që duhet përjetuar të paktën një herë në jetë.

👉 Grupi ynë për në Rio po formohet – bashkohu!

5-15 Tetor

🇯🇵 JAPONI, 29 Tetor - 10 NëntorGrupi i 10-të me radhë! Vizitoni një ndër destinacionet më të kërkuara për momentin.Vizit...
26/06/2025

🇯🇵 JAPONI, 29 Tetor - 10 Nëntor

Grupi i 10-të me radhë!

Vizitoni një ndër destinacionet më të kërkuara për momentin.

Vizitoni vendin ku bashkëjetojnë aq bukur në të tashmen, e kaluara dhe futuristikja. Nga tempujt mijëravjeçarë, e lagjet plot monitora gjigandë; nga ndërtesat moderne e deri tek parqet e mahnitshme midis rrokaqiejve, Japonia ju jep ndjesi të ndryshme çdo ditë, ndonjëherë edhe brenda ditës...

Çmimi: 2455€

Në çmim përfshihen:

• Fluturimi vajtje ardhje (me nga 2 bagazhe 23kg, një bagazh kabine 8kg, dhe një çantë shpine).
Nisja dhe kthimi në Prishtinë
• Hotelet me mëngjese (akomodim në dhomë dyshe)
• Viza
• Shoqëruesi shqiptar
• Transporti nga aeroporti i Osaka-s për në hotel

Mund të na bashkohen persona edhe nga vende tjera të Evropës dhe më larg.

❗Meqë është grupi i 10-të me radhë, kemi një zbritje çmimi prej 100€, për të gjithë personat që rezervojnë deri në datën 10 korrik!

Të interesuarit mund të na kontaktojnë dhe ne ua dërgojmë programin e detajuar në e-mail.

Përvojë jetësore: puno 1 muaj remote në AziPrej kohësh kam në mendje një ide: të bëj bashkë 15-20 të rinj shqiptarë (ndo...
06/06/2025

Përvojë jetësore: puno 1 muaj remote në Azi

Prej kohësh kam në mendje një ide: të bëj bashkë 15-20 të rinj shqiptarë (ndoshta dhe jo vetëm shqiptarë), që kanë mundësi të punojnë remote, e që në grupet e mia kam vë re se ka plot...

Të marrim një villë të madhe në plazh, laptopat me veti. Punojmë dhe përjetojmë një muaj plot përjetime, e momente që nuk harrohen kurrë.

Kontinenti do jetë Azia. Sigurisht një ndër vendet që unë i njoh mirë dhe që do sigurohesha të përjetojmë aventurat më të mira, krahas punëve të veta që secili do kryejë.

Koha: kur tek ne është dimër.

Stay tunned...

03/06/2025

12-19 korrik, Sailing Week - Croatia
Rikthejmë këtë korrik një ndër udhëtimet e mia të preferuara.

Ishujt rreth Dubrovnikut të Kroacisë janë të përzgjedhurit për ta kaluar një javë lundrim.

2 anije & 21 persona, në 1 javë plot argëtim, relaks e lundrim.

Çmimi: fillon nga 1085€

Në çmim përfshihen:
-lundrimi 1 javë në anije CATAMARAN
-kapiteni
-taksat turistike
-shoqëruesi shqiptar
-shpenzimet bazë të anijes

Për programin e detajuar, ju lutem na kontaktoni dhe ne ua përcjellim atë në e-mail.

Vera po afron, e ju keni mundësinë ta përjetoni një udhëtim më ndryshe... ☀️

Rezervimet per 'Sailing week' po vazhdojnë. ☀️Bëhu edhe ti pjesë e këtij udhëtimi të veçantë! ⛵
28/05/2025

Rezervimet per 'Sailing week' po vazhdojnë. ☀️

Bëhu edhe ti pjesë e këtij udhëtimi të veçantë! ⛵

24/05/2025

Nga Qershori, Hurghada ju pret me hotele për familjen & shoqërinë tuaj! 🏨🌞

Address

Pristina

Telephone

+38344363014

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mik Adventures posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Mik Adventures:

Share

Category