11/11/2025
Eurokoha në WTM London 2025.✈️🇽🇰 🇬🇧
Eurokoha ka kënaqësinë të njoftojë pjesëmarrjen në panairin ndërkombëtar World Travel Market - WTM London 2025, një nga ngjarjet më të rëndësishme të turizmit në botë.
Këtë vit, përveç prezantimit të shërbimeve tona të fluturimeve të sigurta dhe komode drejt Evropës dhe më gjerë, ne do të përfaqësojmë edhe Kosovën, vendin tonë të bukur që po zhvillohet me ritme të shpejta. Nëpërmjet pranisë sonë në këtë panair, synojmë të promovojmë bukurinë natyrore të Kosovës, ekonominë në rritje, zhvillimin e qëndrueshëm dhe nivelin e lartë të edukimit që po e karakterizon vendin tonë.
Eurokoha mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi me partnerë ndërkombëtarë dhe për të forcuar imazhin e Kosovës si një destinacion turistik dhe ekonomik me potencial të jashtëzakonshëm.
Ftojmë të gjithë vizitorët, bashkëpunëtorët dhe partnerët e interesuar që të na vizitojnë në WTM London 2025, nga data 3 deri më 5 nëntor 2025, për të njohur nga afër punën dhe vizionin tonë.
Eurokoha & Kosova Airlines