02/04/2025
MIRËMBAJTJA E FSHATIT – PËRGJEGJËSI DHE KONTRIBUT I PËRBASHKËT
Të nderuar qytetarë të fshatit Kryshec të Skënderajit,
Mirëmbajtja e fshatit është një detyrë e përbashkët, e cila ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e jetës, shendetit, ruajtjen e ambientit dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Një fshat i pastër, i rregulluar dhe i organizuar jo vetëm që përmirëson jetesën e banorëve, por gjithashtu e bën atë një vend më tërheqës për vizitorët dhe investitorët.
Çfarë mund të bëjmë për mirëmbajtjen e fshatit?
Pastrimi i hapësirave publike – Secili banor duhet të kujdeset për pastërtinë rreth shtëpisë dhe hapësirave të përbashkëta.
Menaxhimi i mbeturinave – Vendosja e mbeturinave në vendet e duhura dhe promovimi i riciklimit ndihmon në mbrojtjen e natyrës.
Mirëmbajtja e rrugës kryesore dhe rrugicave dhe infrastrukturës – Kujdesi për rrugët, trotuaret, ndriçimin dhe sistemin e ujërave ndikon në sigurinë dhe mirëqenien e të gjithëve.
Rregullimi i hapësirave të gjelbra – Mbjellja e pemëve, mirëmbajtja e parqeve dhe ruajtja e burimeve ujore është thelbësore për një mjedis të shëndetshëm.
Mirëmbajtja e varrezave – Pastrimi i mbeturinave, krasitja e barit, riparimi i rrethimeve dhe ndezja e qirinjëve, vendosja e luleve është një shenjë respekti për të ndjerët.
Bashkëpunimi me institucionet lokale – Angazhimi në projekte komunitare dhe komunikimi i rregullt me autoritetet ndihmon në zgjidhjen e problemeve dhe zhvillimin e fshatit.
Për një të ardhme më të mirë!
Të gjithë së bashku mund të kontribuojmë që fshati ynë të jetë një vend më i pastër, më i bukur dhe më i zhvilluar. Një fshat i mirëmbajtur është një pasuri për brezat e sotëm dhe të ardhshëm!
të gjith ata banorë që nuk janë të lidhur me faqen e fshatit, ju lutem lidhuni dhe mundeni të adreson dhe të informoheni për gjithçka në fshat