Tërpeza info

Tërpeza info Tërpezë, Komuna-Viti

NJOFTIM MORTOR Ka ndërruar jetë Ramiz Rexhepi.Varrimi bëhet nesër (e mërkurë), më 23.09.2026 pas namazit të drekës (ora ...
22/09/2026

NJOFTIM MORTOR

Ka ndërruar jetë Ramiz Rexhepi.
Varrimi bëhet nesër (e mërkurë), më 23.09.2026 pas namazit të drekës (ora 13:00), tek varrezat e fshatit Tërpezë.

Allahu e mëshiroftë dhe me xhennet e gradoftë!

KËRKOHET NDIHMË PËR LEONITËNTë bashkuar për të bërë të mundur trajtimin mjekësor të Leonitës!Të krijojmë një fije shpres...
20/09/2026

KËRKOHET NDIHMË PËR LEONITËN

Të bashkuar për të bërë të mundur trajtimin mjekësor të Leonitës!

Të krijojmë një fije shprese së bashku, asnjë shumë nuk është e vogël, e çdo kontribut është një rreze drite për Leonitën.

Leonita Deda, 22-vjeçarja nga Kaçaniku dhe bija e një veterani, është diagnostikuar me melanomë malinje (C69), e cila tashmë ka shkaktuar metastaza në mëlçi dhe eshtra.

Sipas ekspertëve shëndetësorë, ajo ka nevojë për trajtim urgjent jasht vendit.

Trajtimi ka një kosto prej 184,800 euro, gjë që familja e saj nuk është në gjendje t’i siguroj këto të holla, andaj kërkojn ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë.

• Banka: Raiffeisen Bank Kosovo

• Përfitues: Leonita Deda

• Iban: XK051501001029657066

• Swift Code:RBKOXKPR###

Linku për ndihmë në “Gofundme”: https://www.gofundme.com/f/hoffnung-fur-leonita-deda-die-chance-auf-leben?attribution_id=sl:a3088997-57a4-4d6c-aea9-6324e10ba1bf&lang=de_DE&ts=1789284693&utm_campaign=man_sharesheet_dash&utm_content=amp30-treatment-8&utm_medium=customer&utm_source=instagram_feed

Urojmë që Zoti ta shërojë Leonitën dhe të gjithë bëmirësit Zoti t’i shpërblej!

NJOFTIM KEDSi përsëri njofton që sot, (të marten, më 13.08.2026) do të ndalet rryma nga ora 09:00 deri ora 16:00 në Tërp...
13/08/2026

NJOFTIM

KEDSi përsëri njofton që sot, (të marten, më 13.08.2026) do të ndalet rryma nga ora 09:00 deri ora 16:00 në Tërpezë dhe vendet tjera përreth, si: Kllokot, Zhiti, Çifllak, Devajë, Ballancë dhe Kravaricë.

Talenti nga fshati ynë, futbollisti 19 vjeçar 𝐄𝐮𝐠𝐞𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 bëhet me kontratë profesionaleSport Club Gjilani njofton se...
12/08/2026

Talenti nga fshati ynë, futbollisti 19 vjeçar 𝐄𝐮𝐠𝐞𝐧 𝐑𝐚𝐦𝐚𝐝𝐚𝐧𝐢 bëhet me kontratë profesionale

Sport Club Gjilani njofton se ka ofruar kontratë profesionale për Eugen Ramadanin.

Ramadani, i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës është ofruar këtë verë në ekipin e parë, teksa ai ka nënshkruar kontrat deri në vitin 2029.

Ne i urojmë shumë suksese bashkëvendasit ton Eugen Ramadanit dhe e priftë e mbara!

NJOFTIM Nesër, e hënë (10.08.2026) do të ndalet rryma me fillim nga ora 09:00 deri ora 16:00 në Tërpezë dhe vendet tjera...
09/08/2026

NJOFTIM

Nesër, e hënë (10.08.2026) do të ndalet rryma me fillim nga ora 09:00 deri ora 16:00 në Tërpezë dhe vendet tjera përreth, si: Kllokot, Zhiti, Çifllak, Devajë, Ballancë dhe Kravaricë.

APEL PËR NDIHMËTë dashur bashkëvendas,Ju drejtohemi me një kërkesë për ndihmë dhe solidaritet për bashkëfshatarin tonë J...
31/07/2026

APEL PËR NDIHMË

Të dashur bashkëvendas,

Ju drejtohemi me një kërkesë për ndihmë dhe solidaritet për bashkëfshatarin tonë Jeton Sylejmani, i cili po përballet me vështirësi ekonomike.
Për shkak të pamundësisë për të paguar borxhin, atij i është ndërprerë energjia elektrike dhe ka nevojë për mbështetjen tonë.

Ftojmë të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë, sado pak qoftë ndihma. Çdo kontribut ka vlerë dhe mund ta ndihmojë Jetonin dhe familjen e tij në këtë situatë të vështirë.

Ata që dëshirojnë me kontribu mund të drejtoheni direkt te shtëpija e Jetonit ose mund të kontaktoni në numrin e tij: 045 994 453.

Zoti i shpërbleftë të gjithë ata që ndihmojnë!

Nga numërimi i deritanishëm i votave që po bëhet në QKN-Viti, për kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës, dokto...
09/06/2026

Nga numërimi i deritanishëm i votave që po bëhet në QKN-Viti, për kandidatët për deputet në Parlamentin e Kosovës, doktoresha znj. Vjollca Kadolli Halili është nga më të vlerësuarat së bashku me dy liderët e LDK-së, znj. Vjosa Osmani Sadriu dhe Lumir Abdixhiku

Ne, Tërpeza e kemi veteranen tonë të Ushtrisë së lavdishme të Kosovës, "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK"Si vajzë e ...
05/06/2026

Ne, Tërpeza e kemi veteranen tonë të Ushtrisë së lavdishme të Kosovës, "Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - UÇK"

Si vajzë e re dhe studente e Mjekësisë, ajo iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke zgjedhur të luftojë për shërimin e plagës më të madhe të atdheut - robërisë së vendit.

Të gjithë së bashku në mbështetje të ushtares tonë për çlirimin e Kosovës, të ushtares dhe heroinës sonë gjatë pandemisë së "Korona Virus".
Ajo ishte gjithmonë pranë qytetarëve të Kosovës dhe në veçanti si drejtoresh e QKMF-së ishte dhe është gjithmonë pranë qytetarëve të Vitisë.
Falë dokotreshës Vjollca Kadolli Halili, ne e gëzojmë ambulantën tonë në Tërpezë dhe shumë investime të tjera në fshatin tonë.

LDK 113✔️
Dr. Vjollca Kadolli - Halili 36✔️

Të nderuar bashkëvendas,Edhe kësaj here e kemi kandidaten tonë, drejtoreshen e QKMF-së në Viti, zonjën e nderuar Dr. Vjo...
21/05/2026

Të nderuar bashkëvendas,

Edhe kësaj here e kemi kandidaten tonë, drejtoreshen e QKMF-së në Viti, zonjën e nderuar Dr. Vjollca Kadolli Halili kandidate për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, të propozuar nga Kryetari i LDK-së z. Sokol Haliti dhe nga Kryesia e Degës së LDK-së në Viti.
Edhe kësaj here të bashkuar që t'i japim një mundësi për të na përfaqësuar neve, Komunën e Vitisë dhe çdo qytetar të Kosovës në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Më poshtë e keni postimin e zonjës Dr. Vjollca Kadolli Halili
👇👇👇

"Qytetarë të nderuar dhe simpatizantë të LDK-së,

Me propozimin e Kryetarit të LDK-së, Dega në Viti, z. Sokol Haliti, dhe të Kryesisë së Degës, edhe këtë herë jam kandiduar për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e 7 qershorit, me numrin 36 në listën e LDK-së.

Si mjeke specialiste e Mjekësisë Familjare, drejtoreshë e QKMF-së në Viti për dy mandate, anëtare e Bordit të ShSKUK-së, 3 herë këshilltare komunale, 2 herë shefe e grupit të këshilltarëve komunal të LDK-së në Viti, pjesë aktive e kryesisë së degës së LDK-së në Viti dhe forumit të gruas, anëtare e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe me përvojë shumëvjeçare në shërbim të qytetarëve të Vitisë dhe më gjerë, kam qenë e përkushtuar në avancimin e shëndetësisë dhe mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

Do të angazhohem për përfaqësim të denjë të grave në shoqëri, zhvillim demokratik, forcim të institucioneve të Kosovës, transparencë dhe llogaridhënie, duke sjellë zërin e qytetarëve në Parlament.
Do të jem gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit, për të mirën e përgjithshme".

Me respekt,
Dr. Vjollca Kadolli Halili 36 ✔️
LDK 113✔️✌️

NJOFTIM MORTORKa ndërruar jetë Rexhie Shaqiri, gruaja e Izerit, nëna e Besim, Arben dhe Lirim Shaqirit, lagjja Syla.Varr...
17/05/2026

NJOFTIM MORTOR

Ka ndërruar jetë Rexhie Shaqiri, gruaja e Izerit, nëna e Besim, Arben dhe Lirim Shaqirit, lagjja Syla.

Varrimi bëhet sot më 17.05.2026 (e diel) në ora 19:00 tek varrezat e poshtme (te xhamia).

Allahu e mëshiroftë të ndjerën kurse familjes dhe të afërmve sabrin dhe gajretin ua shtoftë!

Address

Vitina
06

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tërpeza info posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share