Discover Pogradec

Call Directions Website

Discover Pogradec �Tour Guide �Hiking �Culture�History�Adventure�If you want to visit Pogradec contact us and we will do the best�For Your Tours Visit Our Website

E diel , 8 nëntor 2026, do të bëjmë kalimin: 📍Vithkuq - Katund - Çlirim(Korçë-Kolonjë) 🚶🥾Shtegu: 19 km i gjatëNiveli: mb...
03/11/2026

E diel , 8 nëntor 2026, do të bëjmë kalimin:
📍Vithkuq - Katund - Çlirim(Korçë-Kolonjë) 🚶🥾

Shtegu: 19 km i gjatë
Niveli: mbimesatar

▶️07:00 Nisja te Posta në Pogradec
▶️08:30 Në Vithkuq, vizita e parë tek Kisha e Shën Mëhillit (shek. XVII- XVIII), ku ndodhet dhe Varri i Pagëzimit dhe më pas nisim shtegun drejt Katundit...
▶️9:45 Pushojmë pak tek Guri i Lules (Ka një gojëdhënë për të)
▶️10:00 Shtegu vazhdon rrëzë Rungajës duke kaluar mes pyllit të Himshës, mbi Katund... aty ku kemi dhe rrënojat e Kishës së Shën Ilias
▶️12:00 Në Katund do te vizitojme kishen e Shën Mitrit; pushojmë e freskohemi tek kroi i fshatit... jemi në zonën e Vakëfeve
▶️12:30 Ecim për në Stratobërdë dhe Ballabanovë dhe më pas te mejdani i Makërzes ...
▶️13:30 Kalojmë pranë Qytezës, fshati i origjines se Fan S. Nolit... tashmë jemi në krahinën e Kolonjës
▶️14:30 Pushojmë e vizitojmë fshatin e më pas shtegu vazhdon mes pyllit të pishav për në Çlirim (Shëmtir - Shën Dhimitër). Pushim, kafe në fshat
▶️16:00 Kthimi për në Pogradec

👉Çmimi 1500 lek/personi, ku përfshihet transporti nga Pogradeci, organizimi dhe guida shoqëruese

👉Për rezervime kontaktoni në inbox ✉️ 📩

📍Liqenet e Lukovës, Bishnicë
18/10/2026

📍Liqenet e Lukovës, Bishnicë

Ditën e diel, 18 tetor, do të vizitojmë liqenet akullnajore të Lukovës, Mokër, Bishnicë, Pogradec🏔🥾🚶‍♂️🚶🌲Shtegu është i ...
11/10/2026

Ditën e diel, 18 tetor, do të vizitojmë liqenet akullnajore të Lukovës, Mokër, Bishnicë, Pogradec🏔🥾🚶‍♂️🚶🌲

Shtegu është i gjatë 8 km , rreth 850 m disnivel, me një nivel mesatar vështirësie.

Përshkrimi i itinerarit:
▶️ Nisja të dielën në orën 7:30, te posta në Pogradec
▶️ Rreth 1:30 udhëtim me makinë deri në fshatin Bishnicë nga ku nis dhe shtegu
▶️ Në varësi dhe të ritmit të grupit ngjitja zgjat rreth 4 orë dhe zbritja rreth 3 orë

▶️ Do të kemi mundësi të shikojmë:

✅Fshatin Bishnicë
✅Dy liqenet Akullnajorë që gjenden në këtë zonë duke filluar nga liqeni i vogël 1706 m dhe liqeni i madh 1851 m mbi nivelin e detit🏔
✅ Pyjet e ahut gjatë gjithë shtegut
✅ Peizazhe fantastike të zonës së Mokrës🏞️

👉Duhet të kemi me vete:

☑️Veshje sportive dhe veshje rezervë(të përshtatshme për terrene malore)
☑️Këpucë të përshtatshme për ecje në zona malore 🥾
☑️Ushqime energjike, çokollata🍫 dhe fruta të thata🥜
☑️Ujë 1.5 litra e lëngje sipas dëshirës 💧💦

👉Çmimi 1500 lek/personi, ku përfshihet transporti nga Pogradeci, organizimi dhe guida shoqëruese

👉Për rezervime kontaktoni në inbox ✉️ 📩

09/10/2026

📍Ujëvara "Vala e Madhe" Sinicë, Devoll

Address

Sul Starova
Pogradec

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Discover Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category