The Ivanaj Foundations of New York and Tirana

Call Directions Website

The Ivanaj Foundations of New York and Tirana Advancing Education and Culture for Albanians within their country and abroad. For more please visit: http://www.ivanaj-foundations.org/

Mission statement
To promote and advance the public interest in Albanian culture and education, within the country and abroad; encourage the dissemination of knowledge in Albania’s intellectual, juristic, and scientific traditions; nurture young innovative, entrepreneurial ideas into meaningful projects and eventual partnerships; nourish the education of the Albanian people by documenting its valiant history, and propagate knowledge for the advancement of Albania in the free world.

𝐅𝐨𝐧𝐝𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐈𝐯𝐚𝐧𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐘𝐨𝐮𝐭𝐡 𝐇𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐠𝐞 𝐃𝐚𝐲𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐫𝐦𝐨! 🌍Fondacioni Ivanaj mori pjesë në aktivitetin Youth Heritage Days,...
30/10/2026

𝐅𝐨𝐧𝐝𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐈𝐯𝐚𝐧𝐚𝐣 𝐧𝐞̈ 𝐘𝐨𝐮𝐭𝐡 𝐇𝐞𝐫𝐢𝐭𝐚𝐠𝐞 𝐃𝐚𝐲𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐏𝐚𝐥𝐞𝐫𝐦𝐨! 🌍

Fondacioni Ivanaj mori pjesë në aktivitetin Youth Heritage Days, të zhvilluar në Palermo, Itali, ku u përfaqësua nga Drejtoresha e Projekteve, Mimi Kotorri.

Ky aktivitet mblodhi së bashku të rinj, profesionistë dhe përfaqësues të organizatave nga vende të ndryshme të Mesdheut, për të diskutuar mbi rëndësinë e përfshirjes së brezave të rinj në njohjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Gjatë aktivitetit, Mimi prezantoi përvojën e Fondacionit Ivanaj në fushën e kulturës dhe arsimit, duke u ndalur veçanërisht te nismat që synojnë t'i afrojnë fëmijët dhe të rinjtë me historinë, kulturën dhe traditat shqiptare. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së krijimit të mundësive që të rinjtë të mos jenë vetëm pjesëmarrës në aktivitete kulturore, por edhe të kontribuojnë me idetë dhe angazhimin e tyre.

Takimi shërbeu gjithashtu si një mundësi e vlefshme për shkëmbimin e përvojave me organizata të tjera, njohjen e praktikave të mira dhe krijimin e lidhjeve të reja për bashkëpunime të ardhshme.

𝐍𝐞̈ 𝐅𝐨𝐧𝐝𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 𝐈𝐯𝐚𝐧𝐚𝐣 𝐛𝐞𝐬𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐞 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐚 𝐞 𝐡𝐢𝐬𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐯𝐞𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐪𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐨𝐬𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐡𝐞𝐫𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐧 𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐠𝐢𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐨𝐧𝐞̈.

Për këtë arsye, përmes programeve dhe aktiviteteve tona, synojmë t'u krijojmë fëmijëve dhe të rinjve sa më shumë mundësi për të njohur, vlerësuar dhe përcjellë këtë trashëgimi te brezat e ardhshëm.

📢 NjoftimJu informojmë se aktiviteti i planifikuar do të shtyhet për një datë të dytë, të cilën do ta komunikojmë së shp...
19/10/2026

📢 Njoftim

Ju informojmë se aktiviteti i planifikuar do të shtyhet për një datë të dytë, të cilën do ta komunikojmë së shpejti.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Qëndroni të sigurtë dhe kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin! ❤️

Rreth 100 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari” u përfshinë në një nismë edukative për sigurinë në internet...
14/10/2026

Rreth 100 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Androkli Kostallari” u përfshinë në një nismë edukative për sigurinë në internet, të realizuar nga mësuese Mimoza Karaj, fituese e “Çmimit Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit”.

Mësuese Mimoza zgjodhi të trajtojë një temë që lidhet drejtpërdrejt me përditshmërinë e fëmijëve, duke i ndihmuar të përdorin internetin me më shumë siguri dhe përgjegjësi.

Gjatë trajnimeve, nxënësit mësuan si të dallojnë përmbajtjet e dyshimta, të mbrojnë të dhënat personale, të krijojnë fjalëkalime të sigurta dhe të kërkojnë ndihmë kur përballen me situata të pakëndshme apo të rrezikshme në internet.

Njohuritë e fituara u kthyen edhe në punë krijuese. Përmes vizatimeve, posterave dhe materialeve informuese, nxënësit përcollën mesazhet e tyre për një internet më të sigurt. Nisma u shtri edhe përtej klasës, me shpërndarjen e fletëpalosjeve për prindërit dhe komunitetin.

Projekti i mësuese Mimozës është një shembull i mirë se si mësuesit mund të trajtojnë çështje të rëndësishme për fëmijët, duke i përfshirë ata drejtpërdrejt në procesin e të mësuarit.

Siguria në internet nuk mësohet vetëm përmes rregullave, por edhe duke i ndihmuar fëmijët të kuptojnë, të pyesin dhe të marrin vendimet e duhura. Nisma të tilla janë një mundësi e vlefshme për t'i përgatitur ata të përdorin teknologjinë me më shumë përgjegjësi dhe vetëdije.

“Zëra Brezash” rikthehet me takimin e dytë!Këtë herë, udhëtojmë mes kujtimeve, artit dhe teknologjisë, duke sjellë në nj...
13/10/2026

“Zëra Brezash” rikthehet me takimin e dytë!

Këtë herë, udhëtojmë mes kujtimeve, artit dhe teknologjisë, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët përvojat e brezave të ndryshëm.

🎨 Znj. Arjana Haxhiu do të ndajë me ne kujtime personale dhe histori nga jeta dhe krijimtaria e të atit, Piktorit të Merituar Fatmir Haxhiu, duke na njohur më nga afër me trashëgiminë e tij artistike.

💡 Eridjona Mehmeti do të na udhëheqë në botën e inteligjencës artificiale. Përmes shembujve praktikë me AI dhe ChatGPT, do të zbulojmë si mund ta përdorim teknologjinë në jetën e përditshme, pavarësisht moshës, dhe si të dallojmë e verifikojmë informacionin që marrim.

Dy tema, dy këndvështrime dhe një mundësi për të mësuar nga njëri-tjetri!

Ju mirëpresim në Fondacionin “M. & M. Ivanaj”!

📅 20 tetor | 18:00
📍 Rezidenca Ivanaj, Rr. Perlat Rexhepi, Tiranë

Dhjetëra nisma, konferenca, aktivitete kulturore e edukative, takime dhe bashkëpunime, me angazhimin e qindra vullnetarë...
10/10/2026

Dhjetëra nisma, konferenca, aktivitete kulturore e edukative, takime dhe bashkëpunime, me angazhimin e qindra vullnetarëve, profesionistëve dhe pjesëmarrësve, kanë mbushur me jetë ambientet e Fondacionit “M. & M. Ivanaj” përgjatë nëntë viteve të fundit.

Nëntë vite më parë, hapëm dyert e ambienteve të reja në Tiranë, me synimin për të krijuar një vend të hapur për dijen, kulturën dhe komunitetin. Që prej asaj kohe, kemi mirëpritur njerëz të brezave, profesioneve dhe përvojave të ndryshme, nga studentë, studiues e artistë, te profesionistë dhe përfaqësues të institucioneve e shoqërisë civile, nga Shqipëria, trojet shqiptare dhe diaspora. Secili ka dhënë kontributin e vet në zhvillimin e një hapësire që sot shërben si pikë takimi dhe bashkëpunimi.

**Ky nëntëvjetor ka një domethënie të veçantë.**
Është i pari pa praninë e themelueses, znj. Drita Ivanaj, vizioni dhe përkushtimi i së cilës hodhën themelet e kësaj hapësire. Kontributi i saj mbetet një pikë referimi për punën dhe drejtimin e mëtejshëm të Fondacionit.

Duke ruajtur vlerat mbi të cilat u ndërtua, vijojmë të zhvillojmë programe, të krijojmë mundësi për të rinjtë dhe të zgjerojmë bashkëpunimet në fushën e edukimit, kulturës dhe angazhimit komunitar.

Mirënjohje për të gjithë vullnetarët, pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët dhe miqtë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi.

Në foto, nga e majta në të djathtë:
Pertefe Leka, anëtare e Bordit Honorifik; Drita Ivanaj, themeluese e Fondacionit; Rezart Spahia, Drejtor Ekzekutiv.

Sot patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në një orë mësimi në klasën e II-E të mësuese Anila Hoxha, në shkollën “Sabahudin ...
08/10/2026

Sot patëm kënaqësinë të merrnim pjesë në një orë mësimi në klasën e II-E të mësuese Anila Hoxha, në shkollën “Sabahudin Gabrani”.

Mësuese Anila, fituese e Çmimit "Mirash Ivanaj – Mësuesi i Vitit”, realizoi projektin e saj për të pajisur klasën me një tabelë inteligjente (Smart Board), duke e kthyer teknologjinë në një mjet të vlefshëm edukimi.

Në një kohë kur flitet shpesh për ndikimin negativ të ekraneve te fëmijët, projekti i saj na tregon se teknologjia, kur përdoret siç duhet, mund të nxisë kreativitetin, përqendrimin dhe dëshirën për të mësuar.

Përmes ushtrimeve ndërvepruese, nxënësit zhvillojnë të menduarit logjik, mësojnë të menaxhojnë kohën dhe përmirësojnë aftësitë e tyre në fusha të ndryshme, duke i dhënë përparësi lëndëve kryesore, si gjuha shqipe dhe matematika. E gjitha kjo përmes një procesi mësimor më dinamik, ku të mësuarit ndërthuret natyrshëm me lojën dhe argëtimin.

Falënderojmë mësuese Anilën për përkushtimin, kreativitetin dhe dashurinë që tregon ndaj nxënësve të saj!

06/10/2026

𝐁𝐢𝐛𝐥𝐢𝐨𝐭𝐞𝐤𝐚 𝐈𝐯𝐚𝐧𝐚𝐣 𝐦𝐢𝐫𝐞̈𝐩𝐫𝐞𝐭 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈𝐭. 📚

Një hapësirë e qetë për të lexuar, studiuar, punuar me laptop apo përgatitur projektet tuaja.

Merr librat, laptopin dhe gjej vendin tënd për t’u përqendruar.

📍 Fondacioni Ivanaj, Tiranë
🪑 Vendet janë të limituara
📅 Rezervo paraprakisht përmes formularit më poshtë.

𝐌𝐄𝐒𝐎 𝐍𝐄 𝐈𝐕𝐀𝐍𝐀𝐉
Një hapësirë që të mirëpret për të mësuar, punuar dhe krijuar.

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfwOp8opfuUpWmv4H4GswuG4LKidpsxBmWQYxjkBCgUgh6xaA/viewform

05/10/2026

Momente në zyrë!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesve!Mirënjohje për çdo mësues që me dije, durim dhe përkushtim formon breza dhe ndërt...
05/10/2026

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesve!

Mirënjohje për çdo mësues që me dije, durim dhe përkushtim formon breza dhe ndërton të ardhmen.

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐤𝐬𝐞𝐥𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭Procesi i vlerësimit të aplikimeve është në vijim.Rezu...
02/10/2026

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐞̈ 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐚𝐧𝐭𝐞̈𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐠𝐫𝐚𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐤𝐬𝐞𝐥𝐞𝐫𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭

Procesi i vlerësimit të aplikimeve është në vijim.

Rezultatet përfundimtare do të shpallen më 𝟏𝟓 𝐭𝐞𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔.
Të gjithë aplikantët do të njoftohen, nëpërmjet kontaktit që kanë lënë gjatë aplikimit.

Faleminderit,
Ekipi i Fondacionit Ivanaj

Address

Rr. Perlat Rexhepi, Nd 19
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when The Ivanaj Foundations of New York and Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Nearby travel agencies