Stacioni i Autobusëve - Ferizaj

Stacioni i Autobusëve - Ferizaj https://stacioni-ferizaj.com/ Kjo ndërmarrje publike mbikëqyret nga katër anëtarët e Bordit të Drejtorëve,ndërsa ndërmarrjen e menaxhon Kryeshfi Ekzekutiv.

Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”Sh.A.është ndërmarrje e re publike, e cila gjendet në rrugën “Ahmet Kaqiku”,pa numër.Kjo ndërmarrje është regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës më 15 maj 2014.Numri momental i të punësuarëve është 26. Ndërmarrja Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”Sh.A. është Shoqëri Aksionare.Aksionare e vetme është Komuna e Ferizajt,e cila posedon 100 % të aksioneve. Pas renovimit,stacioni i autobusëve ka 14 perona kryesorë ballorë dhe 6 perona tjerë joballorë dhe radhitet në kategorinë “B” të stacioneve të autobusëve.I mungon vetëm edhe një peron ballor,me këtë do të radhitej në kategorinë “A”,mirëpo hapësira e vogël nuk ka lejuar një gjë të tillë. Brenda ditës në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj operojnë rreth 270 autobusë,të cilët realizojnë po aqë ardhje dhe po aqë nisje,e të cilët mbajnë linja urbane,ndërurbane dhe ndërkombëtare.Llogaritet se mesatarisht një autobus sjell rreth 40 udhëtarë dhe po aqë merr në nisje.Kjo do të thotë se brenda ditës nëpër këtë stacion kalojnë rreth 13.600 udhëtarë,brenda muajit mbi 400 mijë ,kurse brenda vitit rreth 5 milionë udhëtarë.Pra,siç shihet nga e gjithë kjo,stacioni i autobusëve në Ferizaj paraqet një udhëkryq dhe nyje shumë të rëndësishme të transportit të udhëtarëve,jo vetëm në regjion,por në gjithë Kosovën dhe më gjerë në rajon.

Të nderuar udhëtarë dhe operatorë, ju njoftojmë se web-faqja jonë është përditësuar dhe tashmë mund t’i gjeni në kohë re...
23/09/2026

Të nderuar udhëtarë dhe operatorë, ju njoftojmë se web-faqja jonë është përditësuar dhe tashmë mund t’i gjeni në kohë reale të gjitha linjat e autobusëve nga Stacioni i Autobusëve në Ferizaj, së bashku me informacionet përkatëse për nisjet.

Faleminderit për besimin dhe përdorimin e shërbimit tonë.

Stacioni i Autobusëve i Ferizajt — orari i nisjeve për linjat urbane, ndërurbane dhe ndërkombëtare. Ndërmarrje publike e Komunës së Ferizajt.

Takim pune ndërmjet NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. dhe NPL “Ambienti” në FerizajSot, Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Staci...
12/08/2026

Takim pune ndërmjet NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. dhe NPL “Ambienti” në Ferizaj

Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. në Ferizaj, z. Denis Rash*ti, zhvilloi një takim pune me Kryeshefin Ekzekutiv të NPL “Ambienti” në Ferizaj, z. Arton Gavazi.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy ndërmarrjeve publike, si dhe për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në funksion të avancimit të proceseve të punës.

Kryeshefi Ekzekutiv, z. Denis Rash*ti, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet ndërmarrjeve publike, duke theksuar se shkëmbimi i përvojave dhe praktikave të suksesshme mund të kontribuojë në përmirësimin e proceseve të punës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve.

Të dy drejtuesit u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë edhe në të ardhmen, përmes shkëmbimit të vazhdueshëm të përvojave dhe ideve, si dhe realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta në interes të ndërmarrjeve dhe qytetarëve të Ferizajt.

NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. mbetet e përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe krijimin e partneriteteve të reja, me synim avancimin e vazhdueshëm të punës dhe përmirësimin e shërbimeve që ofron.

Kryeshef Ekzekutiv
Denis Rash*ti

Takim njoftues me anëtarët e AksionarëveSot, Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. në Ferizaj, Denis R...
10/08/2026

Takim njoftues me anëtarët e Aksionarëve

Sot, Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. në Ferizaj, Denis Rash*ti, priti në takim anëtarët e Aksionarëve të ndërmarrjes.

Takimi kishte karakter njoftues dhe shërbeu si një mundësi për prezantim, njohje të ndërsjellë dhe shkëmbim të informatave lidhur me punën, funksionimin dhe aktivitetet e ndërmarrjes.

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. z. Denis Rash*ti mori pjesë në Panairin B2B për bizneset kosovar...
07/08/2026

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. z. Denis Rash*ti mori pjesë në Panairin B2B për bizneset kosovare në diasporë dhe brenda vendit

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. në Ferizaj, z. Denis Rash*ti, mori pjesë në Panairin B2B për bizneset kosovare në diasporë dhe brenda vendit, të organizuar nga Komuna e Ferizajt, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Caritasi Zviceran.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm edhe Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Komunën e Ferizajt, z. Balton Derguti, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, si dhe përfaqësues të institucioneve, bizneseve vendore dhe bizneseve nga diaspora.

Gjatë panairit, Kryeshefi Ekzekutiv Denis Rash*ti zhvilloi takime dhe bashkëbisedime me përfaqësues të bizneseve të ndryshme, ku prezantoi punën dhe shërbimet e NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A., duke theksuar rëndësinë e transportit publik në mbështetje të zhvillimit ekonomik dhe lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve.

Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me komunitetin e biznesit, përmirësimi i vazhdueshëm i shërbimeve të transportit, si dhe krijimi i mundësive të reja për partneritet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm.

Pjesëmarrja në këtë panair përbënte një mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, krijimin e kontakteve të reja dhe forcimin e bashkëpunimit me bizneset vendore dhe ato të diasporës.

NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore, fuqizimin e bashkëpunimit me institucionet dhe sektorin privat, si dhe në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të qytetit të Ferizajt.

Ferizaj - Petrovë - Mollopolc - Godanc.
05/08/2026

Ferizaj - Petrovë - Mollopolc - Godanc.

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Kryeinspektorin e Komunikacionit dhe Transportit në nivel qendror, z. Hasan Ibr...
24/07/2026

Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Kryeinspektorin e Komunikacionit dhe Transportit në nivel qendror, z. Hasan Ibra, me të cilin zhvilluam një diskutim konstruktiv lidhur me mbarëvajtjen e bashkëpunimit institucional dhe sfidat që lidhen me funksionimin e transportit të udhëtarëve.

Gjatë takimit, u trajtua në veçanti çështja e respektimit të obligimeve ligjore nga operatorët e transportit ndërkombëtar, përkatësisht hyrja dhe operimi përmes Stacionit të Autobusëve në Ferizaj. Z. Ibra u zotua se do të ndërmerren masa konkrete dhe vendimtare, në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndaj operatorëve që nuk respektojnë këto obligime, me qëllim të vendosjes së rendit, barazisë në treg dhe garantimit të një shërbimi sa më cilësor për qytetarët.

Në emër të NPL “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Ferizaj, e falenderova z. Ibra për gatishmërinë dhe përkushtimin e tij për të mbështetur zbatimin e ligjit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Ai theksoi se stacioni do të vazhdojë të jetë partner i përgjegjshëm dhe bashkëpunues me të gjitha institucionet kompetente, duke kontribuar në krijimin e kushteve më të mira për funksionimin e transportit publik, rritjen e sigurisë, përmirësimin e shërbimeve dhe respektimin e rregullave nga të gjithë operatorët.

Denis Rash*ti
Kryeshef Ekzekutiv

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim ekipin e Greenn Company, i cili realizoi pastrimin e hapësirave të Stacionit të Autob...
07/07/2026

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim ekipin e Greenn Company, i cili realizoi pastrimin e hapësirave të Stacionit të Autobusëve.

Kjo iniciativë është bërë me qëllim të krijimit te një ambienti më të pastër për udhëtarët dhe operatorët.

Denis Rash*ti
Kryeshef Ekzekutiv

Rezultatet përfundimtare për pozitën Zyrtar/e i/e Burimeve Njerzore.
18/06/2026

Rezultatet përfundimtare për pozitën Zyrtar/e i/e Burimeve Njerzore.

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt, ju përcjell urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të Feri...
12/06/2026

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Ferizajt, ju përcjell urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të Ferizajt.

Kjo ditë e shënuar na kujton sakrificën dhe përkushtimin e atyre që kontribuuan për lirinë që e gëzojmë sot. Me respekt dhe mirënjohje për të kaluarën, vazhdojmë të punojmë për një të ardhme më të mirë për qytetin tonë.

Denis Rash*ti
Kryeshef Ekzekutiv

Njoftim për rezultatet me shkrim për poziten Zyrtar/e i/e Burime Njerzore.
08/06/2026

Njoftim për rezultatet me shkrim për poziten Zyrtar/e i/e Burime Njerzore.

Address

Driton Islami
Ferizaj
70000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Stacioni i Autobusëve - Ferizaj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Featured

Share

Category