Junik Tourist Information

Junik Tourist Information Mirësevini në Qendrën Informuese Turistike Junik! Zbuloni bukuritë e natyrës, shtigjet dhe atraksionet kulturore të Junikut.

Welcome to the Tourist Info Point Junik ! Discover the natural beauty, hiking trails, and cultural attractions of Junik. 📍

23/09/2026

Good Morning from Queen Gjeravica 🏔️



📸:

Rrasa e Zogut, Junik. 🏔️📸: Happy Trails Kosovo
22/09/2026

Rrasa e Zogut, Junik. 🏔️

📸: Happy Trails Kosovo

Një nga thesarët e Bjeshkëve të Junikut!
22/09/2026

Një nga thesarët e Bjeshkëve të Junikut!

20/09/2026

Komuna shpreh shqetësim lidhur me incidentin e raportuar në bjeshkët tona

Komuna e Junikut shpreh shqetësimin lidhur me incidentin e raportuar sot në media, ku një grup alpinistësh, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Gjeravicës, në afërsi të zonës së njohur si “Liqeni i Zemrës”, dyshohet se janë penguar dhe kërcënuar nga një person i pranishëm në atë zonë.

Me qëllim të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, e shoh të rrugës të sqaroj rrethanat e kësaj ngjarjeje: Ndonëse incidenti i raportuar ka ndodhur brenda territorit administrativ të Komunës së Junikut, personi i përfshirë nuk është banor i Komunës tonë. Unë ftoj organet e rendit që ta zbardhin rastin plotësisht, pasi përgjegjësia para ligjit është gjithmonë individuale dhe nuk duhet të bëhet shkas për keqkuptime.

Komuna e Junikut thekson se turizmi malor përbën një nga potencialet kryesore të zhvillimit ekonomik dhe promovimit të vlerave natyrore të trevës sonë. Mikpritja, respekti dhe bashkëjetesa me vizitorët janë vlera të trashëguara ndër breza dhe pjesë e rëndësishme e identitetit të Junikut.

Në këtë drejtim, Komuna e Junikut i fton të gjithë alpinistët, vizitorët dhe dashamirët e natyrës që të vazhdojnë t’i vizitojnë bjeshkët e Junikut. Institucionet lokale mbeten të përkushtuara që çdo vizitor të ndihet i mirëpritur, i respektuar dhe i sigurt gjatë qëndrimit në territorin e komunës sonë.

Juniku ka qenë dhe mbetet derë e hapur për çdo dashamir të natyrës.

20/09/2026

Mirëmengjesi nga Liqeni i Zemrës - Bjeshka e Junikut

Good Morning from Heart Lake - Junik Mountains

📸: Tribes of the North

Zbulim i jashtëzakonshëm në zemër të Bjeshkëve të Nemuna: Gjendet shpella më e thellë në Kosovë!Natyra jonë në Junik sap...
19/09/2026

Zbulim i jashtëzakonshëm në zemër të Bjeshkëve të Nemuna: Gjendet shpella më e thellë në Kosovë!

Natyra jonë në Junik sapo na dhuroi një mrekulli të rrallë! Gjeravica, përpos liqeneve përrallore, sot zbuloi edhe një tjetër sekret të saj të fshehur në kuotën 1900 metra lartësi mbidetare: Shpellën në Rrasën e Zogut.

Gjatë një ekspedite speleologjike, u eksploruan dhe u hartografuan 200 metrat e parë të thellësisë, duke e bërë këtë shpellën më të thellë të njohur ndonjëherë në Kosovë.

Por mrekullia sapo ka filluar – ekspertët llogarisin se thellësia e saj mund të arrijë deri në 500 metra, duke e kthyer këtë thesar të nëntokës në një krenari të re gjeologjike dhe natyrore për vendin tonë!

https://www.facebook.com/share/p/1JnP91MZ4z/

An Extraordinary Discovery in the Heart of the Accursed Mountains: Kosovo’s Deepest Cave Has Been Discovered!

The nature of Junik has just revealed another extraordinary wonder! Gjeravica, known for its fairytale-like alpine lakes, has now unveiled another hidden secret at an elevation of 1,900 meters above sea level: the cave at Rrasa e Zogut.

During a speleological expedition, the first 200 meters of the cave’s depth were explored and mapped, making it the deepest known cave ever discovered in Kosovo.

But the wonder has only just begun -experts estimate that its depth could reach up to 500 meters, turning this underground treasure into a new source of geological and natural pride for Kosovo.

Read more: https://www.facebook.com/share/p/1JnP91MZ4z/

Mirëmengjesi nga Liqeni i Tropojës-Bjeshka e Junikut!Good Morning from Tropoja Lake-Junik Mountains!📸 : Llukman Ibrahimi
18/09/2026

Mirëmengjesi nga Liqeni i Tropojës-Bjeshka e Junikut!

Good Morning from Tropoja Lake-Junik Mountains!

📸 : Llukman Ibrahimi

14/09/2026

Bjeshka(Tëbanishta) e Goçajve një nga thesaret e fshehur natyror të Bjeshkëve të Junikut, ku peizazhi alpin, qetësia dhe bukuria e natyrës krijojnë një përjetim të veçantë për çdo vizitor.

Me shtigje që të çojnë përmes natyrës së paprekur, pamje mahnitëse dhe atmosferë autentike bjeshke, Tëbanishta e Goçaj është një destinacion me potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor dhe aventuror.

Ju ftojmë ta shikoni reportazhin e përgatitur nga Jeta Beqiraj Jeta në Alpe dhe ta zbuloni nga afër bukurinë e Bjeshkës së Goçaj.

Mirësevini në Bjeshkët e Junikut!

https://youtu.be/v4oPmjw_jz8?si=9PTRthlZZ3YWU6wK

Address

Fadil Maloku 23, Junik/Juniku
Junik
51050

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38346108088

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Junik Tourist Information posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Junik Tourist Information:

Shortcuts

Share