Agritourism Association in Albania

Directions Website Contact the business

Agritourism Association in Albania Në mbrojtje të interesave të njësive agroturistike dhe kontribim në zhvillimin e sektorit të agroturizmit

REAGIM I SHOQATËS SË AGROTURIZMIT SHQIPËRIPAKETA FISKALE QË RREZIKON TË SHUAJË SHPRESËN E FSHATIT SHQIPTAR!Shoqata e Agr...
27/10/2026

REAGIM I SHOQATËS SË AGROTURIZMIT SHQIPËRI

PAKETA FISKALE QË RREZIKON TË SHUAJË SHPRESËN E FSHATIT SHQIPTAR!

Shoqata e Agroturizmit Shqipëri shpreh kundërshtimin e saj të fortë ndaj paketës fiskale që qeveria planifikon të ndërmarrë, e cila rrezikon të rëndojë më tej njësitë e agroturizmit dhe bujtinat familjare, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tyre.

Prej vitesh, këto sipërmarrje kanë investuar me forcat dhe kursimet e tyre, duke krijuar vende pune, mbështetur fermerët dhe prodhuesit vendas dhe duke mbajtur gjallë komunitetet rurale. Në mungesë të investimeve dhe mbështetjes së mjaftueshme nga institucionet, janë pikërisht këta sipërmarrës që kanë mbajtur mbi shpatulla zhvillimin e fshatit shqiptar.

Sot, në vend që t’u jepet më shumë mbështetje, atyre rrezikon t’u merret edhe shpresa e fundit për të vazhduar. Mbyllja e një bujtine apo agroturizmi nuk do të thotë vetëm humbje e një biznesi, por edhe humbje vendesh pune, tregjesh për prodhuesit vendas dhe mundësish për komunitetet që luftojnë çdo ditë kundër shpopullimit.

Nuk mund të pretendojmë se duam fshatra të zhvilluara, ndërsa me politikat tona rrezikojmë të largojmë pikërisht ata që kanë zgjedhur të investojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre aty.

Shoqata e Agroturizmit Shqipëri kërkon që kjo paketë fiskale të rishikohet dhe që zhvillimi rural të mbështetet me politika konkrete, jo të vihet përballë pengesave të reja.

Nëse shuajmë agroturizmin, rrezikojmë të shuajmë bashkë me të edhe shpresën për të ardhmen e fshatit shqiptar.

Shoqata e Agroturizmit Shqipëri shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar dhe dënon çdo formë dhune ndaj qytetarëv...
19/10/2026

Shoqata e Agroturizmit Shqipëri shpreh shqetësimin e saj për situatën e krijuar dhe dënon çdo formë dhune ndaj qytetarëve që kërkojnë të drejtën e tyre për t’u shprehur dhe për të kërkuar një të ardhme më të mirë.

Të rinjtë janë e ardhmja e vendit tonë, zëri i tyre duhet dëgjuar, respektuar dhe marrë seriozisht. Çdo qytetar, pavarësisht moshës apo bindjeve të tij, meriton të shprehet lirshëm dhe të trajtohet me dinjitet.

Besojmë se një shoqëri demokratike ndërtohet përmes dialogut, respektit të ndërsjellë dhe përgjegjësisë, jo përmes frikësimit apo dhunës. Dhuna është e papranueshme dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja ndaj zërit të qytetarëve.

Shqipëria ka nevojë për të rinj që besojnë te vendi i tyre, për qytetarë që ndihen të dëgjuar dhe për institucione që u përgjigjen me përgjegjësi shqetësimeve të tyre.
Foto Citizens.al

11/10/2026

🇦🇱🍷 Kantinat shqiptare shpallen fituese në “W**e Vision by Open Balkan 2026”!

Vera shqiptare vlerësohet në skenën rajonale, me dy trofe të rëndësishëm në konkursin “Open Balkan W**e Trophy 2026”.

🏆 Kantina Fani fitoi Trofeun Kombëtar të Shqipërisë me verën Shesh i Zi, të vitit 2023.

🏆 Kantina Arianiti fitoi trofeun për verën më të mirë rosé Estia, të vitit 2025.

Në këtë panair marrin pjesë edhe kantina të tjera të njohura shqiptare, si Kantina Belba, Kantina Buzani dhe Kantina EnoFama, duke prezantuar verërat shqiptare dhe potencialin e prodhimit vendas në një nga ngjarjet e rëndësishme të industrisë së verës në rajon.

© Agjencia Kombëtare e Turizmit

**eVision2026 **e

Një udhëtim në zemrën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të Shqipërisë së veriut. “Gurët që Flasin” përçon mesaz...
15/09/2026

Një udhëtim në zemrën e trashëgimisë kulturore dhe arkitekturore të Shqipërisë së veriut. “Gurët që Flasin” përçon mesazhin e jetës dhe historive të skalitura në muret e tyre shekullore, duke dëshmuar kulturën dhe traditat që këto kulla kanë ruajtur ndër vite.⛰️

📲Shkarko aplikacionin Agritourism AL për të zbuluar më shumë detaje mbi kullat e veriut.
________________________________________

A journey into the heart of the cultural and architectural heritage of northern Albania. “Talking Stones” conveys the message of life and stories carved into their centuries-old walls, testifying to the culture and traditions that these towers have preserved over the years. ⛰️

📲Download Agritourism AL app and discover more details about tower tour

📍Turi i Folklorit dhe Kulinarisë  Një udhëtim i jashtëzakonshëm përmes trashëgimisë së pasur të Shqipërisë së jugut, një...
26/08/2026

📍Turi i Folklorit dhe Kulinarisë

Një udhëtim i jashtëzakonshëm përmes trashëgimisë së pasur të Shqipërisë së jugut, një përzierje harmonike e mrekullive gastronomike, valleve, këngëve, traditave dhe lidhjeve të vërteta me komunitetin lokal.
Nga Korça në Tepelenë përjetoni magjinë e folklorit Shqiptar 🎶

📲Zbuloni më shumë detaje për Turin e Folklorit dhe jo vetëm, duke shkarkuar aplikacionin Agritourism AL🌱

———————————————————————————————

📍Folklore Tour
This journey through southern Albania reveals the rich heritage of the region, blending culinary wonders, music, dance, and authentic connections with the local community. Each day and destination, from Korça to Tepelenë, unveils new chapters of Albania’s folklore through educational tours, performances, and local experiences.🎶

📲Discover more details about the Folklore Tour and more, by downloading the Agritourism AL app🌱

20/08/2026
17/08/2026

Turi i verës - Kantina Pupa🍷

Disa kilometra larg qytetit të Beratit, në fshatin Fushë Peshtan, në kodrinat e tij të stolisura me vreshta të rrush*t autokton, është ngritur prej vitit 1996 një ndër kantinat më cilësore në vend Pupa W**ery. Një histori familjare e ngritur prej pasionit për verën dhe vreshtarinë, nisur nga babai i familjes, e pasuar te dy djemtë e tij, që dita ditës ngrejnë punën në kantinë, por edhe vlerat e rrush*t autokton🍇
Zbuloni më shumë në aplikacionin AGRITOURISM AL 📲
Media Top Channel Të Guximshmit

10/08/2026

Shijet e traditës🌱
Nisma e parë që u organizua në Bio Farm Gramsh, në bashkëpunim me Giz Shqipëri dhe AICS, e zbatuar nga Shoqata e Agroturizmit Shqipëri.
Shefi italian në bashkëpunim me shefin e kuzhinës së agroturizmit, vendosën në thelb produktet STG,GI dhe produktet vendase për të sjellë pjata bashkëkohore, por duke ruajtur traditën🌾
Media Top Channel
Emisioni Të Guximshmit

20/07/2026

Le të jetë kjo verë më shumë se vetëm plazh dhe det! 🌊
Fshatra të bukur, ushqim i freskët dhe përvoja autentike në agroturizmet shqiptare, që do t’ju mbushin shpirtin🏡🌞

Javën e kaluar nisi zbatimi i projektit TUI Field to Fork Western Balkans – “Zinxhirët e vlerës së agroturizmit në rajon...
14/07/2026

Javën e kaluar nisi zbatimi i projektit TUI Field to Fork Western Balkans – “Zinxhirët e vlerës së agroturizmit në rajonet rurale të Ballkanit Perëndimor”.

Trajnimet e para u zhvilluan në “Blerina’s Agritourism Concept” dhe në fermën e Alban Çakallit, ku pjesëmarrësit u njohën me parimet dhe praktikat e bujqësisë rigjeneruese. 🌿

Eksperti z. Florian Farkas prezantoi konceptin e bujqësisë rigjeneruese, duke theksuar rëndësinë e saj për shëndetin e tokës dhe për një sistem bujqësor më të qëndrueshëm. Më pas, trajnimi vijoi me demonstrime praktike në terren, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të shihnin nga afër zbatimin e këtyre praktikave.

Këto trajnime përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e shëndetit të tokës dhe promovimit të bujqësisë rigjeneruese si një qasje e qëndrueshme për zhvillimin e agroturizmit dhe bujqësisë në rajon.🌾
The activity is organised within the TUI Field to Fork Western Balkans - “Agro-tourism value chains in Western Balkan  rural regions” project co-financed by TUI Care Foundation and German Federal Ministry for Economic Cooperation and Development (BMZ) and implemented by  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH in cooperation with National Federation of Farmers of North Macedonia, Agrotourism Association of Albania and Network for Rural Development of Montenegro.

Address

Rr. Pajsi Vodica, Koder-Kamez, Fakulteti I Ekonomise Dhe Agrobiznesit, Godina B, Zyra B105
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agritourism Association in Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Agritourism Association in Albania:

Shortcuts

Share

Nearby travel agencies