19/07/2026
Rreth udhëtimit
Shijoni një ditë perfekte vere drejt Budvës, Ulqinit dhe plazhit të famshëm Hawaii në Mal të Zi! Një udhëtim relaksues mes ujërave kristal, plazheve të bukura dhe atmosferës plot gjallëri të bregdetit malazez. Budva ju pret me vijën e saj mahnitëse bregdetare dhe energjinë verore, ndërsa Ulqini ofron plazhe me rërë dhe pamje të mrekullueshme buzë Adriatikut.
Pjesë e kësaj eksperience do të jetë edhe ndalesa në Hawaii Beach, një nga spotet më të preferuara për relaks, not dhe foto fantastike pranë detit. Një kombinim ideal mes plazhit, natyrës dhe pushimit për një arratisje të këndshme verore.
Destinacionet: Budva • Ulqin • Hawaii Beach, Mali i Zi
Çmimi: 18 €(leke) /person
Datat e udhëtimit:
Korrik 25 , 26 , 31 .
Gusht : 1 , 2 , 8 , 9 , 15 , 16 , 22 , 23 , 29 , 30 .
Kohëzgjatja: 1 Ditë
Plani i udhëtimit
Dita e vetme
Nisja:
Durrës – Ora 05:00 (Stacioni i Trenit)
Tiranë – Ora 06:00 (Universiteti Logos)
Lezhë – Ora 07:00
Shkodër – Ora 07:45
Vazhdojme udhetimin drejt doganës se Muriqanit ku pas procedurave doganore do te kemi nje ndalesë për pushim dhe kafe .
Më pas drejtohemi drejt Budvës, një nga qytetet më të preferuara bregdetare të Malit të Zi, ku do të kalojmë pjesën më të madhe të ditës. Gjatë qëndrimit do të keni kohë të lirë për plazh, relaks, shëtitje në qytetin e vjetër, vizita panoramike dhe konsumimin e drekës pranë bregdetit. Për ata që dëshirojnë, mund të vizitohet edhe plazhi i famshëm Hawaii Beach.
Në kthim do të realizohet edhe një vizitë në Ulqin, ku do të shijojmë atmosferën mesdhetare, shëtitoren buzë detit dhe pamjet e bukura të qytetit.
Nisja drejt Tiranes me një ndalesë të shkurtër gjatë rrugës.
Mbërritja në Tiranë & Durrës në mbrëmje.