08/10/2026
KALIMI LEPUSHË – VUTHAJ – THETH
🏔️ Një nga kalimet më të bukura të Peaks of the Balkans
24 & 25 Tetor | 2 ditë / 1 natë
Përshëndetje miq! 👋
Të shtunën dhe të dielën, më 24 & 25 Tetor, do të bëjmë një nga itineraret më spektakolare të Alpeve Shqiptare:
Lepushë – Vajushë – Gërbajë – Vuthaj – Liqeni i Shtrazës – Qafa e Pejës – Theth.
DITA I – LEPUSHË – VAJUSHË – VUTHAJ
Nisja nga Tirana: 06:00
Takimi mbrapa Piramidës, pranë Bar Komiteti.
Transferimi Tiranë – Lepushë
Ndalese në pikën panoramike Leqet e Hotit.
Nga Lepusha do të fillojmë ecjen drejt Majës së Vajushës, 2056 m. Pas ngjitjes në majë, do të zbresim drejt Malit të Zi, në fshatin Gërbajë, ku do të na presë transporti për në Vuthaj.
Dreka: piknik në mal
⏱️ Ecja e ditës së parë do të zgjasë rreth 5–6 orë, në varësi të ritmit të grupit dhe pushimeve.
🏡 Akomodimi: bujtinë në Vuthaj, Mali i Zi.
📍 DITA II – VUTHAJ – QAFË E PEJËS – THETH
Mëngjesi në bujtinë.
Transport me makina 4x4 nga Vuthaj drejt Liqenit të Shtrazës.
Gjatë itinerarit do të kalojmë:
🏔️ Piramidën e Kufirit
💧 Liqenin e Shtrazës
🏚️ Ish-postën tonë verore të kufirit
🏔️ Qafën e Pejës
🏞️ Okol Theth
Dreka: piknik në mal
Ecja e ditës së dytë do të jetë rreth 6 orë e 30 minuta, duke përfshirë edhe pushimet dhe në varësi të ritmit të grupit.
ÇFARË DUHET TË KENI ME VETE?
🥾Këpucë hiking me qafa
🧥 Xhup ose xhaketë kundër erës
🧢 Kapele
🕶️ Syze dielli
🧴 Krem kundër diellit
💧 Ujë dhe sende personale
Dreka e së shtunës duhet të jetë me vete, pasi do ta konsumojmë si piknik në mal. Sugjerohen: sanduiçe, fruta të thata, konserva të vogla, lëngje frutash etj.
Çanta e shpinës duhet të jetë sa më e lehtë, pasi do të bëjmë kalimin Lepushë–Vuthaj–Theth. Furgoni që do të na lërë në Lepushë do të na presë ditën e dytë në Theth.
💰 ÇMIMI: 14,000 LEKË / PERSON
Çmimi përfshin:
✅ Transportin Tiranë – Lepushë
✅ Transportin Gërbajë – Vuthaj
✅ Fjetjen në bujtinë
✅ Darkën
✅ Mëngjesin
✅ Piknikun e së dielës
✅ Guida
✅ Transportin Okol – Theth
✅ Xhirime me drone 🎥
✅ Taksa e parkut
⚠️ Niveli i vështirësisë: Mesatar
Itinerari është i përshtatshëm për persona me nivel mesatar fitnesi, të mësuar me ecje në terren malor.
📞 Për rezervime:
069 638 4466
Fation Plaku